Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se nesër do t’i bashkëngjitet protestës së veteranëve të UÇK-së, përcjell InLajmi.
Molliqaj theksoi se veteranëve u është bërë padrejtësi, duke shtuar se shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave të kësaj kohe që e kanë përfshirë vendin, duke i përjashtuar edhe nga paga minimale, pasi sipas tij kjo Qeveri nuk i do veteranët e UÇK-së e as nuk e deshti kurrë luftën e tyre.
Kreu i PSD-së e akuzoi Kurtin se vazhdimisht i ka sulmuar veteranët e UÇK-së, ani pse sipas Molliqajt, Kurti është vetë veteran i rrejshëm.
Postimi i plotë i tij:
Nesër do të protestoj!
Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi.
Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon.
Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe.
Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.
Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm.
Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit. /InLajmi/