Mali i Zi, Maqedonia veriore dhe Bullgaria ia kanë ndaluar fluturimin e avionit që duhej të lejonte ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të vizitonte nesër Beogradin, transmeton InLajmi.

Në të njëjtën kohë, nga zyra e presidentit të Serbisë kanë njoftuar se nesër në orën 10, Vuçiq do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

Siç ishte paralajmëruar më parë, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse duhet të vizitonte Republikën e Serbisë më 6 dhe 7 qershor, shkruan Danas.
Kujtojmë se kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth mbërritjes së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po merret me logjistikën e udhëtimit të tij. /InLajmi/




















