Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 243 testime, 4 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.918.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 59.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
05 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.424 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.843 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 243 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.199.
Në total numri i rasteve aktive është 59. /InLajmi/