Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla i ka treguar se po bëhet një angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës.
Tutje ministri ka treguar se po mbesin të përkushtuar për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve për sundimin e ligjit në vend.
Postimi i plotë, i tij:
Bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot ishim në Jarinje e Bërnjak.
Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.
Vizitova 2 pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve.
Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë./InLajmi/