Ministria ruse e Mbrojtjes ka fajësuar trupat “nacionaliste” ukrainase për zjarrin në Manastirin Sviatohirsk Lavra, transmeton InLajmi.
Një mesazh i ministrisë në Telegram thotë se ndërsa njësitë e Brigadës së 79-të Sulmuese Ajrore të Ukrainës po tërhiqeshin nga Sviatohirsk, “nacionalistët ukrainas i vunë zjarrin manastirit prej druri”.
“Sipas banorëve vendas, një breshëri municionesh ndezëse nga një mitraloz i kalibrit të madh, i montuar në një automjet të blinduar ukrainas Kozak, u qëllua në muret prej druri të hapësirës me kupolë të strukturës”,tha ai.
Mesazhi thotë se forcat ruse në veri të Sviatohirsk nuk po kryejnë operacione luftarake në këtë zonë dhe nuk po bombardojnë territorin e Rezervatit Historik dhe Arkitekturor Sviatohirsk.
Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të bombardojë zonat civile në Ukrainë dhe akuzon forcat ukrainase për përdorimin e civilëve lokalë si “mburoja njerëzore”, shkruan BBC.
Dëshmitë nga shumë ukrainas dhe dëshmitarë të huaj tregojnë një shkatërrim të gjerë të shkaktuar nga bombardimet ruse./InLajmi/