Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn, përcjell InLajmi.
Pacolli ka thënë se Begaj është një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak.
Tutje ai ka theksuar se shpreson dhe beson që Begaj do të punoj mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim.
Postimi i plotë, i tij:
Pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë, me 78 vota pro, i dërgoj urimet e mia më të sinqerta Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar me rastin e zgjedhjes së Presidentit të ri, z. Bajram Begaj. Një emër i respektuar në Shqipëri me një bagazh dinjitoz ushtarak. Me shpresë dhe besim që do të punon mbarë e mirë në interes të vendit dhe qytetarëve, pa dallim./InLajmi/
