Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidenti e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, përcjell InLajmi.
Tutje Osmani ka thënë se i uron suksese në rolin e ri dhe shumë të rëndësishëm.
E para e vendit ka theksuar se do të punojë së bashku me prersidentin e ri në raportet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i plotë, i saj:
Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së./InLajmi/