Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn, përcjell InLajmi.
Lladrovci e ka përgëzuar Begajn për emërimin në një post sipas tij shumë të rëndësishëm.
Tutje Lladrovci ka thënë se Shqipëria do të jetë me fat nëse presidenti i ri përkushtohet në kryerjen e detyrës.
Postimi i plotë, i tij:
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, zgjodhi president, gjeneralmajorin Bajram Begaj, njëherësh profesor në lëmin e shëndetësisë.
Përgëzoj presidentin Bajram Begaj për emërimin në këtë post tejet të rëndësishëm, në kohën kur Shqipërisë dhe kombit tonë, i duhet më shumë se kurrë, uniteti institucional, politik e qytetar në proceset integruese.
Shqipëria do të jetë me fat ashtu si dhe shqiptarët kudo jetojnë, nëse ju z. President, me tërë qenien, angazhoheni për vlerat të cilat kombin tonë e mbajtën brenda vlerave euro-atlantike dhe mik të besueshëm të aleatëve tanë, të cilët u gjenden pranë nesh në orët e sprovave të historisë.
Përgëzime! Në këtë përgjegjësie të madhe e me rëndësi për kombin, dalshi faqebardhë president Begaj!/InLajmi/