Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka ururar Bajram Begajn pasi u zgjoidh president i Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Begajt i urojnë suksese.
Ai tha se një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.
Postimi i plotë i tij:
Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, zotëri Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë. Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri! 🇦🇱/InLajmi/