Hungaria e ka nisur me fitore dhe befasi edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Hungarezët kanë mposhtur Anglinë në ndeshjen e raundit të parë të Grupit 3 në Ligën A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Puskas Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Dominik Szoboszlai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për vendasit. Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 66-të, shkruan Indeks Online.
Hungaria, tani me tri pikë, renditet e para në grup, kurse Anglia e fundit dhe pa pikë.