Policët po hetojnë vdekjen e një foshnjeje 8 muajshe në South Lanarkshire të Skocisë, transmeton InLajmi.
Oficerët u thirrën në një adresë në Larkhall, Skoci, të premten pas një raportimi se një foshnjë kishte vdekur.
Kolegët e shërbimeve të urgjencës gjithashtu morën pjesë përpara se 8 muajshja të shpallej e vdekur.
Forca tha se hetimet për rrethanat e vdekjes janë duke u zhvilluar.
“Të premten, oficerët u thirrën në një adresë në Larkhall në lidhje me vdekjen e një foshnjeje 8 muajshe, tha një zëdhënës i policisë skoceze, shkruan The Sun.
Tutje zëdhënësi i policisë skoceze tha se hetimet vazhdojnë për rrethanat e vdekjes./InLajmi/