Një koncert klasik në Shën Petersburg me një dirigjent të njohur ndërkombëtarisht, Vassily Sinaisky, është anuluar pasi ai u ofendua nga mbështetësit e Putinit për dënimin e luftës në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Faqja zyrtare e Filarmonisë Akademike të Shën Petersburgut thotë thjesht se koncerti i sonte është anuluar për shkak të “gjendjes shëndetësore” të Sinaisky.
Faqet ruse të lajmeve Kommersant dhe MK theksojnë se Sinaisky u sulmua në mediat sociale pasi ai dënoi pushtimin rus në shkurt. Kritikët e tij kërkuan që koncerti të anulohej.
Koncerti do të festonte 140 vjetorin e orkestrës. Sinaisky ka drejtuar më parë Filarmoni, shkruan BBC.
“Ngjarjet e tanishme ndihen si një pushtim i poshtër në një shtet sovran që shkakton vetëm pikëllim dhe tragjedi për mijëra njerëz” , tha ai./InLajmi/