Prerja më cool dhe më e rehatshme e verës quhet “Botticelli” bob! Nëse mendoni që s’ju shkon, mos u nxitoni para se ta studioni me kujdes modelin.
“Botticelli” bob, trend i nisur fillimisht nga vajzat e famshme, po kthehet shpejt në trendin më praktik dhe interesant të kësaj vere! Kaçurrela të prera drejt deri në gjysmën e qafës, të cilat fare mirë mund t’i kapni si Bella Hadid, shkruan Anabel Magazine.
Kështu, shpëtoni nga pjastra, nuk shqetësoheni pse flokët e drejtë u prishën prej vapës dhe mbi të gjitha dukeni stil!