Një rregullore e BE-së që lejon liberalizimin e përkohshëm të tregtisë dhe koncesione të tjera tregtare për produkte të caktuara ukrainase ka hyrë në fuqi, duke pezulluar detyrimet e importit për të gjitha eksportet e Ukrainës në Bashkimin Evropian për një vit, shkruan Klan Kosova.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, ka shprehur mirënjohjen dhe tha se masa do t’u sigurojë prodhuesve mundësi shtesë, do të nxisë ekonominë e Ukrainës dhe do të kontribuojë në integrimin në BE.