Këtë të shtunë është mbajtur Kuvendi i 3-të i shoqatës “Çamëria”, derisa kryetari i saj u zgjodh Bashkim Morina, raporton InLajmi.
Morina u zgjodh me mandat 4 vjeçar, i cili premtoi të punojë më shumë për çështjen çame.
Kryetari i shoqatës tha se tashmë ka ardhur koha e Çamëris.
“Jemi në prag të përvjetorit të dhimbjes të masakrës në Çamëri që çdo shqiptarë e ndjen thellë në zemrën e tyre. Shteti grek i cili edhe pas 80 vitesh ende e mban në fuqi ligjin e luftës dhe në emër të këtij ligji, familjarët nuk i lejon të ngrejë një varrë dëshmorëve ku mund të dërgojnë një kurorë me lule që të mund të bëjnë disa lutje për familjarët e tyre. Megjithatë unë besoj se ka ardhë koha e Çamërisë”, tha kryetari i zgjedhur i shoqatës.
Kryetari i nderit të shoqatës, Nazmi Muçiqi, foli për idealin e tyre. Ai pati kritika ndaj institucioneve të 2-ja vende që nuk po punojnë për bashkimin e trojeve shqiptare.
“Ne nuk kemi dashur t’i dëmtojmë idealet e Kosovës por të ecim paralelisht për të mirë të Kosovës. Në një mënyrë edhe jemi bërë si shoqëri civile dhe i kemi kritikuar institucionet. Kur ndalemi se çfarë po bëjnë institucionet në Kosovë dhe Shqipëri, është më rëndësi që ose nuk po duan atë që e kanë obligim ose po na injorojnë totalisht. Unë jam i irrituar me vizitën e ministrit grek, i cili kërkoi që mos të hapim çështje që nuk ekzistojnë. Cila çështje nuk ekziston? dhe unë nga Prishtina dua ta ngriti zërin se edhe Serbia për 120 vite Serbia u mundua ta mohojë ekzistencën tonë por nuk i doli”, tha ai.
Ai tha se nga Prishtina dëshiron ta ngrit zërin se edhe Serbia për 120 vite u mundua ta mohojë ekzistencën por nuk i doli. /InLajmi/
