Michael Karnavas është avokat amerikan e njohës i të drejtës ndërkombëtare penale, që është i akredituar edhe nga Gjykata Speciale. Ai dikur ishte ishte avokat në disa raste edhe në Tribunalin për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi. Ai ishte avokat i Shefqet Kabashit, që ishte akuzuar për shpërfillje të Tribunalit të Hagës.
Si rezultat, Karnavas është ndjekës i rregullt i procedurave që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Karnavas ka mbetur i pakënaqur nga terminologjia Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, të cilën Gjykata Speciale po e përdor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në një intervistë për gazetën Nacionale, ka thënë se vonesat në zbulimin e materialeve si dhe plotësimi i fundit i aktakuzës, vetëm sa e vonon edhe më shumë gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.
“Politika është çështje e brendshme e drejtësisë penale ndërkombëtare. Nuk është e pashmangshme, Çështja është nëse në ndonjë instancë të caktuar, apo në ndonjë gjykatë, politika ndërhyn në atë masë sa që anon në balancën e drejtësisë në favor të një pale ose grupi të lidhur me to. Pra, po, politika hyn në lojë në gjykata dhe gjykatat penale ndërkombëtare, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se drejtësia nuk mund të bëhet, ose nuk po bëhet. Gjithçka varet. Ka keqkuptime që mund të çojnë në tregime të rrejshme, por duhet pasur kjdes që të mos nxitosh në përfundime pa e ditur realitetin siç ekizston. Për shembull, me burime të kufizuara financiare e njerëzor, dhe duke pasur parasysh se sa kohë mund të jetë gjykimi i të gjithëv për çdo krim të supozuar, duket të pritet që Prokuroria t’i bëj disa zgjidhje të vështira.
Kush ndiqet penalisht dhe për cilat krime, dhe kush nuk ndiqet fare, shpesh jep pamjen e njëanshmërise ose e trajtimit preferencial ose të ndërhyrje. Kjo është e vërtetë kur anëtarët e një grupi etnik ndiqen penalisht më shumë se të tjeërt. Kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht rezultat i ndonjë gjëje tjetër përveç një prioritizimi të burimeve (zgjedhja për të ndjekur penalisht personat më përgjegjës për krimet e supozuara që duket se janë më të faktueshme).