Lufta në Ukrainë ka kaluar të 100-tën ditë. Por si do të përfundojë? Këtu janë 5 skenarë të mundshëm, transmeton InLajmi.
Lufta e shkatërrimit: Lufta mund të vazhdojë për muaj nëse jo vite ndërsa forcat ruse dhe ukrainase shkatërrojnë njëra-tjetrën
Putin shpall një armëpushim: Presidenti rus mund të befasojë botën me një armëpushim të njëanshëm, duke futur në xhep fitimet e tij territoriale dhe duke shpallur “fitore”
Bllokimi i fushëbetejës: Ukraina dhe Rusia arrijnë në përfundimin se nuk mund të arrijnë më shumë ushtarakisht dhe të hyjnë në bisedime për një zgjidhje politike
‘Fitorja’ për Ukrainën: Ukraina mund të detyrojë trupat ruse të tërhiqen atje ku ishin para pushtimit, shkruan BBC.
‘Fitorja’ për Rusinë: Rusia mund të përfitojë nga fitimet e saj në Donbas, duke liruar forcat për përdorim diku tjetër, ndoshta edhe duke synuar edhe një herë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev./InLajmi/