Kim Kardashian është një ndër personazhet më të famshëm por kjo nuk i jep privilegjin të marrë pjesë në festën e mbretëreshës Elizabeta II për Jubileun Platinum.
Sipas Daily Mail, Kim Kardashian kishte shumë dëshirë që të merrte pjesë në një event kaq të rëndësishëm. Sipas një burimi, Kim së bashku me aktorin Pete Davidson, udhëtoi për në Londër, duke e marrë të mirëqenë se do të merrnin ftesa nga pallati mbretëror. Ajo ishte aq e vendosur për të marrë pjesë në festën e Platinumit.
Burime pranë saj kanë thënë për mediat se Kim po provon të blejë bileta të dorës së 2-të. Pra nuk i intereson nëse ato nuk do të jenë të zonës VIP.
“Kim rrallëherë refuzohet për të shkuar në ndonjë event, ndaj kjo ishte mjaft e çuditshme, sidomos kur ajo nuk e viziton shpesh Mbretërinë e Bashkuar. Kim dhe Pete e duan familjen mbretërore dhe me të vërtetë donin të ishin pjesë e kësaj feste të veçantë”- tha burimi i Daily Mail.
Ditën e djeshme në Britani kanë nisur festimet katërditore për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, pra për 70 vjetorin e saj në fron. Qeveria britanike ka premtuar festime që “ndodhin një herë në çdo brez” dhe një nga ngjarjet më mbresëlënëse është Platinum.
Rreth 10 mijë bileta u shpërndanë. 7500 u janë dhënë punonjësve kryesorë, atyre në Forcat e Armatosura dhe vullnetarëve, transmetpon Living shqip.
Shumë artistë si Adam Lambert, Alicia Keys, Hans Zimmer, Ella Er, Craig David, Maybel, Elboë dhe George Ezra do të ndajnë skenën me Duran Duran, Andrea Bocelli, Mimi Webb, Sam Ryder, Jax Jones, The Celeste, Sigala dhe Diversity duke interpretuar hitet e tyre më të mëdha.