Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka thënë se takimi me inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadani, është zhvilluar për periudhën korrik të vitit të kaluar, raporton InLajmi.
Musliu u shpreh se është e paarsyeshme që të kaloj raportimi pa u ndalë te Specialja.
“Do të ishte e paarsyeshme qe të kaloj raportimi pa u ndal të Specialja. Krejt çka mundem me nda me ju mund të them se Ramadani është përgjigjur ligjërisht dhe instutucionalisht Gjykatës Speciale” .
Gjithashtu ajo ka shtuar se është në kompetencë të drejtorit të AKI-së dhe se për këtë nuk është biseduar.
“Duke pasur parasysh punën që e kryen inspektori, i cili inspekton punën e brendshme të AKI-së, dhe kjo është kompetencë e drejtorit të AKI-së”, tha Musliu. /InLajmi/