Gjatë një periudhe prej 100 ditësh, qyteti i Kievit ka kaluar nga normaliteti tek errësira e plotë, mirëpo tani po shfaqet në njëfarë qetësie, transmeton InLajmi.
Më shumë se gjysma e popullsisë 4 milionëshe të qytetit u largua si rezultat i pushtimit rus.
Tërheqja ruse e lejoi Kievin të kthente një pjesë të realitetit që kishte humbur. Nuk kishte më postblloqe ushtarake në pjesët qendrore të qytetit, shkruan BBC.
Javët e fundit e kanë parë qytetin të ndjehet po aq normal sa ka qenë ndonjëherë. Netët janë ende të heshtura me një shtetrrethim në orën 23:00, por ditën ka më shumë gjallëri. /InLajmi/