Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka realizuar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok, përcjell InLajmi.
Hoxhaj gjatë takimit ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Hoxhaj theksoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës.
Postimi i plotë i tij:
Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës! Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Evropës! /InLajmi/