Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë nderime tek varri heronjve Jusuf Gërvalla dhe Bardhosh Gërvalla dhe të shtëpia e vëllait të heronjve, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Hyseni ka bartë barrën më të rëndë tek familjet atdhetare dhe se ai ka mbetur shembull i rezistencës.
Gjithashtu ai tha se respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm.
Postimi i plotë i tij:
Në Dubovik të Deçanit nderuam heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje, te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.
Baci Hysen barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot, shembull i rezistencës.
Gjithashtu në Drenoc, në 24-vjetorin e rënies, nderuam Dëshmorët e Kombit Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq Dëshmorin e Kombit Altin Haskaj.
Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm. /InLajmi/