Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se është mbajtur takimi i Komitetit të Dëmeve pranë BSK-së, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për trendin e rritjes së pagesës të dëmeve dhe performancën e industrisë së sigurimeve.
Sipas BSK-së, Komiteti i Dëmeve mbetet i përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve për palët e dëmtuara në aksidente të komunikacionit.
Njoftimi i plotë nga Byroja Kosovare e Sigurimit:
Në kuadër të takimeve të rregullta me komitetet, është mbajtur takimi i Komitetit të Dëmeve pranë Byrosë Kosovare të Sigurimit.
Komiteti i Dëmeve, në përbërje të Drejtorëve të Departamentit të Dëmeve të anëtarëve të Byrosë, në takim ka diskutuar lidhur me trendin në rritje të pagesës së dëmeve dhe performancën e industrisë së sigurimeve në këtë aspekt. Poashtu, u diskutua edhe shkëmbimi i përvojave të anëtarëve të komitetit në zgjidhjen e lëndëve në procedurë gjyqësore, me efekt në uljen e dëmit mesatar të paguar.
Komiteti i Dëmeve mbetet i përkushtuar në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve, në rritjen e vëllimit të pagesave të dëmeve për palët e dëmtuara në aksidente të komunikacionit. /InLajmi/