Ish-kryeministri, Sali Berisha sërish komentoi rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës në Kuvend, duke thënë se ishte një ekzekutim i 2-të për 10 mijë shqiptarë.
Ai tha se Rama me mohimin e gjenocidit po e bën rreshtimin e Tiranës me Beogradin.
Berisha tha se 2 shqetësimet më të mëdha të sotme janë bordet e Edi Ramës që po zbrazin xhepat e shqiptarëve dhe mohimi i gjenocidit të shqiptarëve, shkruan Top Channel.
“Akt makabër antikombëtar, përdhosje ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve grave burrave të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit patkoi që kishte si qëllim dhunën masiv, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve. Tirana nuk është gjë tjetër vetëm se një Beograd i vogël. Kjo situatë po shkon drejt një dramë e të vërtetë, nuk ka patriot shqiptarë, nuk ka qytetarë të vërtetë shqiptarë në nuk mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin ndaj genocidit në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe tre javë më parë për rezolutën e genocidit në Srebrenicë. Imagjinoni pra se kush qeveris këtë vend. Në vend që kushtëzohet çdo qëndrim i Beogradit, mohohen genocidi, qindra shpirtra të vdekur, për shkak të vasalitetit të Vuçiç. Dy janë shqetësimet më të mëdha të sotme, shushunjat bordet e Edi Ramës që po zbrazin xhepat e shqiptarëve, mohimi i gjenocidit të shqiptarëve”, tha Berisha.