Një person këtë të premte është gjetur pa shenje jete në shtëpinë e tij, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë viktima 79 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Burojë të Skenderajt.
Bëhet e ditur se Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 06:30 është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti. /InLajmi/