Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
E shoqëruar nga një delegacion nga Kosova, Osmani u prit në hyrje të Presidencës nga Ilir Meta, shkruan Ekonomia Online.
Ceremonia shtetërore e përcjelljes së ish-presidentit Bujar Nishani ka nisur në orën 10:00. Figura të larta të politikës, ministra, deputetë, kanë kryer homazhet në Presidencë. Në orën 12:00 arkmorti me trupin e pajetë të Nishanit do të dalë nga Presidenca për t’u përcjellë për në banesën e tij të fundit në varrezat e Sharrës.