Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka realizuar një takim me presidentin amerikan Joe Biden si dhe zëvendëspresidentin Kamala Harris dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, transmeton InLajmi.
Stoltenberg e përgëzoi SHBA-në për udhëheqjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Mbështetja e SHBA-së po bën një ndryshim në fushën e betejës çdo ditë”, tha ai.
“Presidenti Putin donte më pak shtete në NATO dhe për këtë arsye ai pushtoi Ukrainën, por ai po merr më shumë”, u tha Stoltenberg gazetarëve pas takimit.
Sekretari i NATO-s tha se mezi pret të mirëpresë Biden në Spanjë.
I pyetur në lidhje me vlerësimin e tij për fundin e pushtimit rus në Ukrainë, ai tha, “luftërat janë, nga natyra, të paparashikueshme dhe për këtë arsye ne thjesht duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë”, shkruan CNN.
Ai tha se beson se lufta do të mbarojë në tryezën e negociatave. /InLajmi/