Hapësira te Manastiri i Deçanit po vazhdon të jetë çështje mospajtimesh në mes të përfaqësuesve të Manastirit dhe Komunës së Deçanit. Lidhur me këtë çështje, i pari i kësaj komune Bashkim Ramosaj tha se për aq kohë sa ai do të jetë kryetar Komune nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për atë çështje.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2016 kishte marrë vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese e quajti si të ndikuar politikisht dhe me shumë gabime procedurale dhe juridike.
“…mbledhje të jashtëzakonshme ku është qëndrim edhe i Asamblesë edhe i imi personal si qytetar që ky vendim dhe e kemi quajtur të ndikuar politikisht, me shumë gabime procedurale të cilat mund edhe t’i theksojmë nëse i hyjmë përmbajtjes. Ka shumë gabime juridike që edhe realisht janë porecedane gjyqësore të papara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimi im është që unë si kryetar Komune deri sa jam në mandatin si kryetar Komune nuk do e zbatoj këtë vendim si të tillë”, tha ai.
Ndër të tjera edhe Asamblistët e kësaj komune u kanë bërë thirrje institucioneve të nivelit qendror që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhje të mirë për të 2-ja palët, shkruan Tëvë1.
6 vite pas vendimit të Gjukatës Kushtetuese bëhet presion për zbatimin e tij. Ditë më parë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it kërkuan që vendimi të zbatohet.