Emisari Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në kuadër të forumit “GLOBSEC2022” ka realizuar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bratislavë, përcjell InLajmi.
Lajçak theksoi se në këtë takim u bisedua për një temë të rëndësishme, e që është dialogu.
Ndryshe, Lajçak vazhdimisht i ka bërë thirrje si Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje në dialog për çështje të ndryshme. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1532402283585368066