Kosova ka fituar kundër Qipros me rezultat 2:0 përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e ka uruar ekipin kosovar për fitoren.
Krasniqi theksoi se djemtë e kombëtares patën një paraqitje dinjitoze gjatë ndeshjes dhe 3 pikët ishin plotësisht të merituara nga ta.
Kryetari i PDK-së i uroi suksese ekipit kosovar në ndeshjen e radhës me Greqinë.
Postimi i plotë i tij:
Urime djemve të kombëtares fitorja e parë dhe shumë e rëndësishme në udhëtim, kundër Qipros, në kuadër të Ligë së Kombeve. Paraqitje dinjitoze e tri pikë shumë të merituara. Shihemi të dielën kundër Greqisë, në Prishtinë. Forca Kosova! /InLajmi/