Ky set prej 34 pyetjesh ndihmon 2 të panjohur të njohin më mirë njeri-tjetrin dhe nëse gjërat shkojnë mirë, thuhet se shanset për të rënë në dashuri janë të larta. Pyetjet e famshme të publikuara në NY Times ndihmojnë në krijimin e një marrëdhënieje të ngushtë, intim dhe pse jo krijimin e interesit romantik. Kësaj here, punën e keni me veten.
Mos shmangni asnjë pyetje nga lista më poshtë dhe me siguri do ta përjetoni ndjesinë e njohjes së vetes pa asnjë filtër!
Listo 5 cilësi që të përshkruajnë më mirë.
Rendit 5 role që i përmbush në këtë moment të jetës.
Listo 5 nga aftësitë e tua më të dallueshme.
Rendit 5 gjëra që posedon në brendësinë tënde dhe tregojnë sesi je ti si person.
Na thuaj 5 eksperienca jete që të kanë ndihmuar të bëhesh ky/kjo që je sot.
Përmend 5 atribute të tuat që shoqëria e ngushtë apo familja thonë se të përshkruajnë më së miri.
Kur mendon për njeriun që je, cilat aspekte të personalitetit tënd janë më të qarta për ty?
Në çfarë mënyrash ajo që i prezantoni botës nga vetja koordinon me njeriun që jeni vërtetë?
Kujtoni 3 shembuj kur i keni qëndruar besnikë vetes dhe parimeve tuaja pavarësisht presionit që vjen nga shoqëria.
Cilat janë 3 nga vlerat tuaja personale më të rëndësishme dhe si besimi me fanatizëm tek to, mendon se do të të ndihmojë në të ardhmen?
Çfarë nuk ndryshon kurrë nga personaliteti yt pavarësisht situatave?
Përmend 3 nga cilësitë më të mira që ke.
Nëse do ta krahasonit veten me të tjerët, ku ndihesh veçanërisht më i/e zoti/zonja?!
Në ç’mënyra mendon se jeta jote është më e mirë se e njerëzve përreth teje?
Listo 3 gjëra për të cilat je krenar për veten.
Na thuaj 3 arritjet që konsideron si më të mëdha në jetë. Cili është objektivi i radhës?
Çfarë gjërash po të sikletosin për momentin? A njeh dikë tjetër që po përballet me të njëjtat vështirësi?
Listo 3 gjëra që ti i shijon shumë, por s’ke gjithnjë mundësi t’i bësh.
Cila pjesë e jotja është lënë pas dore? A po ndihmon veten ta kthesh sërish?
Në ç’mënyra ke vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tua? Si do të vendosje një ekuilibër dhe të fokusoheshe më shumë tek vetja
Si do ta gjeje kohën gjatë fundjavës për të bërë të paktën 1 hobi që s’e praktikon prej kohësh?
Mendo pak për njeriun që doje të bëheshe kur u diplomove. Çfarë cilësish pozitive kishe atëherë që mendon që s’i ke tani?
Kalo një pasdite duke parë albume fotografike të vjetra dhe lexo gazeta/revista të së shkuarës. Çfarë të kujtohet nga njeriu që ishe dikur?
Në ç’mënyra puna të ka ndihmuar të rritesh si njeri?
Çfarë gjërash të reja dhe interesante mëson në punën tënde? A të kanë ndihmuar gjithë eksperiencat që ke kaluar atje?
A ka ndonjë përgjegjësi të re që ke marrë së fundmi dhe e shijon?
Çfarë bën për të mos e ndjerë atë pjesën e mërzitshme të punës? Si e kthen në interesante?
Në 5 vitet e fundit, çfarë aftësish të reja ke mësuar në punë? Sa të kanë vlejtur?
Pas 5 vitesh, në ç’fusha të tjera që lidhen me karrierën tënde mendon të zhvillohesh?
Na thuaj 3 aktivitete të reja që do të doje t’i provoje. Cilën prej tyre do ta nisje që javën e ardhshme?
Përmend tre çështje rreth të cilave do të doje të mësoje më shumë.
Sfidoje veten në 3 mënyra të reja këtë muaj që do të të ndihmonin të rriteshe.
3 vende që do të doje të vizitoje në të ardhmen, shkruan Anabel Magazine.
Mendo pak për mënyrat sesi mund të rritesh në 5 vitet e ardhshme. Si do ta ndihmosh veten për ta përmbushur?