Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka realizuar një vizitë në SHBA, ku postjerash ka shkuar edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe është takuar me liderë të lartë amerikanë atje, ndër ta sekretari Antony Blinken, përcjell InLajmi.
E deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili vazhdimisht e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës se nuk arriti të realizojë as edhe një takim në Shtëpinë e Bardhë, e ka lavdëruar ministrin e Maqedonisë së Veriut për vizitën në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti e ka cilësuar këtë takim të Osmanit si arritje, duke thënë “kjo është arritje, ky është takim”.
Gjithashtu ish-kryeministri e ka përgëzuar Osmanin për negocimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
Postimi i plotë i tij:
Kjo eshte arritje, ky eshte takim.
Pergezime Ministrit te Jashtem te Maqedonise se Veriut, Bujar Osmanit, per negocimin e partneritetit strategjik me ShBA. /InLajmi/