Djali i 2-të i Mbretëreshës Elizabeth II , Princi Andrew, ka rezultuar pozitiv me Covid, ka thënë Buckingham Palace, transmeton InLajmi.
“Pas kryerjes së një testi rutinë, Duka i Jorkut ka rezultuar pozitiv për Covid dhe me keqardhje nuk do të marrë më pjesë në shërbimin e nesërm të Ditës së Falënderimeve”, tha një zëdhënës.
Ne e kuptojmë se ai e ka parë Mbretëreshën në ditët e fundit, shkruan BBC.
Si duket ai ka kryer testime të rregullta dhe nuk e ka parë atë që kur rezultoi pozitive.
Kujtojmë se Elizabeth II është monarkja e parë britanike që ka 70 vjet në fron./InLajmi/