• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë thotë raporti i DASH-it për liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
2 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë thotë raporti i DASH-it për liritë fetare në Kosovë dhe Shqipëri?
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Raporti analizon në kapituj të veçantë edhe gjendjen e lirisë së besimit në Shqipëri dhe Kosovë.

SHQIPËRI

Raporti sërish nënvizon se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

Qeveria ka marrëveshje me Komunitetin Mysliman Shqiptar, Komunitetin Mysliman Bektashi, Kishën Katolike, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Këto marrëveshje i njohin këto grupe si komunitetet kryesore fetare të vendit dhe trajtojnë kthimin e pronave dhe rregullime të tjera.

Qeveria, thuhet në raport, legalizoi 62 ndërtesa në pronësi të grupeve fetare gjatë vitit 2021, që ishin ndërtuar pa leje ndërtimi, krahasuar me 92 sa ishin legalizuar në vitin 2020. Ndërsa 25 prona të tjera mbetën në shqyrtim.

5 bashkësitë fetare, që kanë marrëveshje me qeverinë, vazhduan të shprehin shqetësime për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, duke deklaruar se korrupsioni, mungesa e njohurive të qeverisë për kompetencat dhe juridiksionin për çështjet e pronësisë dhe ngarkesat e mëdha të çështjeve në sistemin gjyqësor, penguan përmbushjen e kërkesave të tyre.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila në vitin 2020 krijoi një regjistër zyrtar për të treguar sasinë, vlerën dhe pronësinë mbi pasuritë e patundshme, raportoi sfida në procesin e kthimit të pronave që shfrytëzohen nga palët e tjera, duke siguruar kompensim me prona të tjera, ose duke paguar kompensim në para.

Drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore raportuan për vështirësi të vazhdueshme për sigurimin e lejes për ndërtimin e objekteve të adhurimit. Komuniteti Bektashi dhe Komuniteti Mysliman raportuan sërish probleme për mbrojtjen e të drejtave të tyre mbi disa prona.

5 bashkësitë kryesore fetare vazhduan t’i kërkojnë qeverisë lirimin nga taksa të caktuara shtetërore, sipas marrëveshjeve dypalëshe. Megjithëse, mbështetën masat e qeverisë për parandalimin e Covid-19-tës, udhëheqësit fetarë u ankuan se qeveria nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për ndihmë financiare për t’u përballuar me ndikimin e pandemisë, dhe se kufizimet në tubimet publike, penguan mbledhjen e fondeve.

Në shtator, qeveria dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit hapën procesin e tenderit për ndërtimin e një muzeu në Vlorë, kushtuar përpjekjeve të vendit për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raporti përmend se në prill, një burrë sulmoi besimtarët në një xhami në Tiranë, duke plagosur 5 veta. Prokurorët kërkuan që sulmuesi, i konvertuar në Islam, të shtrohej në spital për shkak të një historie të sëmundjes mendore.

Sipas një raporti të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), shumica e mediave në vend që u referohen hebrenjve, u përqendruan në kujtimin e Holokaustit dhe marrëdhënieve të mira të vendit me Izraelin, megjithëse kishte disa shkrime që përhapnin teori konspirative për hebrenjtë.

Ambasada amerikane, thuhet në raport, u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të përshpejtojnë trajtimin e pretendimeve për pronat dhe t’u kthejnë grupeve fetare ndërtesat dhe pronat e tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste. Zyrtarët e ambasadës u takuan me përfaqësues të komuniteteve fetare për të diskutuar marrëdhëniet ndërfetare dhe qeveritare, sfidat lidhur me legalizimin dhe kthimin e pronave, si dhe sfidat financiare të shkaktuara nga kufizimet për shkak të pandemisë së Covid-19. Programet e mbështetura nga ambasada, duke përfshirë programet për të rinjtë, u përqendruan në zhvillimin e gjithëpërfshirjes së komunitetit, promovimin e fuqizimit të grave në komunitetet fetare dhe theksimin e përputhshmërisë së besimit fetar dhe demokracisë.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57% të popullsisë, katolikët 10%, ortodoksët afro 7% dhe bektashinjtë 2%. Rreth 20% kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.

Shkollat publike janë sekulare, thuhet në raport, ndërsa shkollat private mund të ofrojnë mësime fetare. Bashkësitë fetare drejtojnë 113 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore.

KOSOVA

Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e besimit, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik. Një projektligj i hartuar për t’u dhënë atyre një status të tillë, i paraqitur në parlament në vitin 2020, mbeti pezull.

Bashkësia Islame e Kosovës tha se disa shkolla vazhduan të zbatojnë një direktivë të ministrisë së Arsimit që ndalon veshjen fetare, duke ua mohuar qasjen në shkollë nxënëseve që mbanin shami.

Raporti nënvizon se në muajin shtator, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, njoftoi prokurorin e shtetit për refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimin e asaj gjykate të vitit 2016, që i njihte Kishës Ortodokse Serbe pronësinë e rreth 24 hektarëve toke rreth Manastirit të Deçanit. Në përgjigje të moszbatimit të vazhdueshëm nga qeveria si të atij vendimi ashtu edhe të një marrëveshjeje të vitit 2020 për punimet në rrugë brenda Zonës së Posaçme të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit, Kisha Ortodokse Serbe ndërpreu komunikimin zyrtar me qeverinë në muajin maj.

Në muajin tetor, media raportoi se autoritetet po hetonin një Organizatë Joqeveritare të krishterë (OJQ) pas ankesave se organizata publikonte fotografi të fëmijëve së bashku me përmbajtje fetare pa lejen e prindërve. Media raportoi se OJQ-ja mohoi shkeljen e ligjeve.

Në muajin gusht, Bashkësia Islame e Kosovës dhe media raportuan se policia arrestoi autorin Gjin Morena nën akuzën për botimin e poezive që nxisin jotolerancën ndaj myslimanëve. Morena më pas u deklarua fajtor dhe u gjobit.

Përfaqësuesit e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, thanë se mungesa e mbështetjes institucionale për të siguruar varrezat për besimtarët e saj po pengon të kryenin shërbimet e varrimit sipas besimit të tyre.

Sipas Kishës Ortodokse Serbe, në muajin qershor, policia, pa asnjë shpjegim, urdhëroi një autobus me pelegrinë serbë të kthehej në Serbi. Në prill, federata pan-evropiane e organizatave të shoqërisë civile të trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, përfshiu Manastirin e Deçanit në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë, një përcaktim që zyrtarët qeveritarë thanë se ishte “i njëanshëm” dhe “i pasaktë”.

Raporti vë re se në qershor, një qytetar malazez brohoriti “Vritni shqiptarët” gjatë një tubimi me rastin e ditës së Shën Vitos në Gazimestan afër Prishtinës. Gjykata e Prishtinës e dënoi me gjobë në vend të burgimit dhe i ndaloi hyrjen në vend për 5 vjet.

Bashkësia Islame tha se raportet e mediave vazhduan të portretizojnë komunitetin e saj negativisht, duke kontribuar në një klimë të jotolerancës dhe diskriminimit. Përfaqësuesit e kësaj bashkësie si dhe Kishës Protestante Ungjillore, thanë se disa nga pasuesit e tyre hezitonin ta praktikonin besimin e tyre hapur për shkak të frikës nga diskriminimi.

DASH-i citon raportet e policisë së Kosovës për 87 incidente gjatë vitit, ndërsa një vit me parë kishte regjistruar 57 të tilla.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë raportoi se vazhdon të mbështesë përmirësimin e marrëdhënieve midis komuniteteve fetare dhe komunave.

Zyrtarët e ambasadës amerikane vazhduan të inkurajojnë qeverinë të miratojë ligjet që u lejojnë grupeve fetare të fitojnë statusin juridik, të zbatojnë mekanizmat për të mbrojtur lirinë e besimit, të zbatojnë legjislacionin dhe vendimet gjyqësore në lidhje me objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet pronësore me këtë kishë, shkruan VOA.

Qeveria amerikane vlerëson se nga 1.9 milion banorë sa besohet të ketë Kosova, 95.6% janë myslimanë, 2.2% katolikë si dhe 1.4% i përkasin besimit ortodoks. Ligji nuk përcakton një besim zyrtar, por rendit pesë bashkësitë fetare “tradicionale” që marrin mbrojtje dhe përfitime shtesë, përfshirë ulje taksash.

Tags: BIK-uDepartamenti Amerikan i ShtetitDiskriminimi fetar
Postimi i mëparshëm

Bima më e madhe në botë u zbulua në Australi

Postimi tjetër

Rama në OKB: U detyrohemi viktimave në Kosovë, me vepra e jo fjalë, për të sjellë drejtësinë

Të ngjajshme Postime

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re
KRYESORE

Kos për dialogun: Me Kosovën jemi më pak të angazhuar muajt e fundit, po presim qeverinë e re

23 September 2025
Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci
KRYESORE

Përse Guxo dhe LVV po garojnë me lista të ndara në Prishtinë? Flet Jeta Statovci

23 September 2025
Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën
KRYESORE

Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

23 September 2025
Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump
KRYESORE

Gjuriq reagon në “X” pasi Osmani foli në Fox News, provon t’i paraqes atë dhe Kurtin si politikanë anti-Trump

23 September 2025
Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt
KRYESORE

Xhavit Haliti thotë se as edhe një lek i dikujt që është marrë me d’rogë s’ka përfunduar në UÇK: Kemi qenë strikt

23 September 2025
Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre
KRYESORE

Trumpi para OKB-së: U dhashë fund 7 luftërave, Kosovë-Serbi mes tyre

23 September 2025
Postimi tjetër
Rama në OKB: U detyrohemi viktimave në Kosovë, me vepra e jo fjalë, për të sjellë drejtësinë

Rama në OKB: U detyrohemi viktimave në Kosovë, me vepra e jo fjalë, për të sjellë drejtësinë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

Qofte në salcë domatesh dhe kos – Receta me shije speciale

24 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale

24 September 2025
Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

Takimi vs Lidhje: Dallimet e imta që kanë rëndësi të vërtetë

23 September 2025
A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

A ndikojnë aromat dhe parfumet në humorin tonë?

23 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

Deputeti ukrainas: Rusia kërkon të vërë zjarrin edhe në Ballkan, ka ndikim te Serbia dhe do të jetë e lumtur ta bëjë këtë

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu