Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se situata rreth vizitës së ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Serbi në qershor po “ndërlikohet”.
“Situata rreth ardhjes së Lavrovit po bëhet më e ndërlikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam ende gati të flas për këtë. Ekziston një pyetje, si do të arrijë Lavrov, çfarë… e të tjera. Do të shohim”, është përgjigjur Vuçiç gjatë një konferencës Globsek në Bratislavë.
Ndër të tjera Vuçiç u pyet nëse ekzistonte mundësia që kancelari gjerman Olaf Scholz ta anulojë vizitën në Serbi më 10 qershor.
Vuçiç tha se ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë, shkruan Abc.News.al.
“Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Le të shohim së pari nëse do të arrijë Lavrov dhe më pas gjithçka tjetër. Ka reagime edhe nga vende të tjera”, ka thënë Vuçiç