Kremlini ka akuzuar SHBA-në se “i ka hedhur benzinë zjarrit qëllimisht” pasi Washingtoni tha se do të furnizonte Ukrainën me sisteme të avancuara raketore, transmeton InLajmi.
Furnizimet e tilla nuk e inkurajojnë Kievin të rifillojë bisedimet e paqes, u tha gazetarëve zëdhënësi rus Dmitry Peskov, duke shtuar se Washingtoni dëshironte “të luftonte Rusinë deri në ukrainasin e fundit”.
Shtetet e Bashkuara ranë dakord të sigurojnë raketa të drejtuara me saktësi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km (45 milje), pasi kanë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se vendi i tij nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, shkruan BBC.
Më herët, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se dërgimi i planifikuar i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e tërheqjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë./InLajmi/




















