Kryetari i komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka uruar të gjithë fëmijëve një Qershorin Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se kënaqësia më e madhe është kur i sheh fëmijët të buzëqeshur teksa festojnë ditën e tyre një Qershorin.
Gjithashtu i ka uruar fëmijët që të jenë krenaria dhe shembull për të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësia më e madhe të shoh buzëqeshjet në fytyrën e tyre ëngjëllore, tek sa festonin ditën më të bukur të tyre!
Uroj nga zemra të keni fëmijëri të lumtur, e të shëndetshme, me edukim, e arsimim, e të jeni shembulli dhe krenaria jonë!
Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. /InLajmi/