Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur ti ndaj mbi 6 milionë euro për përfituesit e skemave sociale në Kosovë, raporton InLajmi.
Kurti tha se këto përfitime janë rritur për një kohë të pacaktuar për 30%.
“Andaj, kemi vendosur që atyre t’ua dyfishojmë ndihmat e ofruara nga buxheti aktual për 2 muaj rresht dhe për këtë kemi ndarë mbi 6 milionë euro, pasi që të njëjtet përfitme i kemi rritur për 30% për periudhë të pacaktuar”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se në ndihmë u kanë ndaluarë edhe pensionistëve, dhe këtë kategori do ta mbështesin në shumën prej 100 euro.
“Pensionistët janë po ashtu janë goditur nga lëvizjet e çmimeve. Ne mendojmë se situata e afërsisht 400 mijë përfituesve këtu nuk adresohet përmes rrënimit të sistemit pensional të vendit, meqë këta individë janë të pensionuar, andaj përgjigjen e kemi gjetur në mbështetjen e përkohshme prej 100 euro për secilin prej tyre, pasi që tashmë i kemi rritur pensionet bazë për 11%, duke u siguruar që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro”, është shprehur Kurti. /InLajmi/




















