Një takim i ambasadorëve të BE-së u ndërpre këtë pasdite, pasi nuk gjeti miratimin përfundimtar të paketës së 6-të të sanksioneve të bllokut, transmeton InLajmi.
Diplomatët kanë thënë se Hungaria ngriti kundërshtime për vendosjen e sanksioneve ndaj kreut të Kishës Ortodokse Ruse dhe aleatit të Putinit, Patriarkut Kirill, në listën e sanksioneve.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur më parë kundër shënjestrimit të Patriarkut Kirill duke thënë se vendi i tij: Nuk do të mbështesë vendosjen e udhëheqësve të kishës në një listë sanksionesh. Kjo ndikon në çështjen e lirisë fetare për komunitetet në Hungari, dhe kjo është e shenjtë”, shkruan BBC.
Diplomatët raportojnë gjithashtu disa çështje teknike për ndalimin e naftës, por thonë se ato janë relativisht të vogla dhe jo të pazakonta kur shpërndahen tekste ligjore. /InLajmi/