Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, tha të mërkurën zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas, transmeton InLajmi.
Përveç vdekjeve dhe viktimave, të paktën 1,937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në deklaratën e prokurorit.
Shifrat nuk janë përfundimtare pasi ato nuk përfshijnë viktima në vendet ku janë “armiqësitë aktive”.
Gjithashtu të mërkurën, UNICEF tha se 3 milionë fëmijë ukrainas kanë nevojë për ndihmë humanitare brenda vendit.
“1 Qershori është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Ukrainë dhe në mbarë rajonin”,tha në deklaratë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
“Në vend që të festojmë këtë rast, ne po i afrohemi solemnisht 3 qershorit, dita e 100-të e një lufte që ka shkatërruar jetën e miliona fëmijëve,” shtoi ajo, shkruan CNN.
Sipas Russell konflikti ka shkaktuar një krizë akute të mbrojtjes së fëmijëve, ata janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes së familjes, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit./InLajmi/