Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i vdekur në Carrabeg të Komunës së Deçanit, përcjell InLajmi.
Rasti sipas policisë së Kosovës është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.
Sipas policisë viktima ka qenë mashkull kosovar, 27 vjeçar.
Trupin e pajetë të 27 vjeçarit e kanë gjetur familjarët e tij.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi./InLajmi/