Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, kaluan një qershorin me fëmijët e shkollës “8 Marsi”, përcjell InLajmi.
Osmani tha se fëmijët gëzimin që po e përjetojnë sot u shtoftë në çdo ditë të jetës së tyre.
Gjithashtu ajo tha se kur fëmijët janë mirë e gjithë Kosova është mirë.
Postimi i plotë i saj:
Sot, së bashku me kryetarin Gazmend Muhaxheri, kaluam 1 qershorin me fëmijët e shkollës “8 Marsi”, në Pejë si dhe tek ekspozita e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë.
Për buzëqeshjet më të dëlira, mendjet më të bukura, e dashuritë m
ë të mëdha – për fëmijët e vendit tonë, urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Gëzimi që përjetoni sot u shtoftë në çdo ditë të jetës suaj. Fuqizimi, edukimi, shëndeti e mirëqenia juaj janë përkushtimi ynë i përditshëm. Sepse, vetëm kur të gjithë ju të jeni mirë, do të jetë më mirë e gjithë shoqëria si dhe vendi ynë.
Ju përqafoj me shumë dashuri! /InLajmi/