Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë fëmijëve të botës festën e një Qershorit, përcjell InLajmi.
Osmani, ka thënë se fëmijë vazhdojnë të na frymëzojnë dhe janë dhurata më e madhe për të gjithë.
“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të gjitha. Ju jeni e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu Osmani tha se të gjithë fëmijët duhet të mbrohen, të mbështeten, të edukohen dhe t’u jepet mundësia për të shkëlqyer. /InLajmi/