Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me miratimin e Ligji për Trustin harxhohet gjepi i pleqërisë, raporton InLajmi.
“Me këtë ligj mund të harxhojmë gjepin e pleqërisë” tha Kurti.
Kurti tha se ka shtresa të popullsisë që nuk kanë mjete të mjaftueshme në fond dhe ky ligj nuk i ndihmon fare.
“ Kriza ekonomike po i prek edhe fëmijët e Kosovës por nuk mund të rrënojmë ligjin për pensione, fëmijëve iu kemi ndihmuar me shtesa e 6 pagave që jepen pas lindjes edhe fermerët janë prekur nga kriza ekonomike por as ata nuk përfitojnë nga Trusti sepse nuk kanë mjete të akumuluara në të, ata po ndihmohen përmes granteve të Qeverisë së Kosovës” tha ai.
Tutje Kurti tha se do të krijohen mundësi mes investitorëve të jashtme në Kosovë dhe kështu do zbehet kriza ekonomike./InLajmi/