Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për media për ligjin e tërheqjes së mjete financiare nga Trusti, raporton InLajmi.
“ Kriza ekonomike po i prek edhe fëmijët e Kosovës por nuk mund të rrënojmë ligjin për pensione, fëmijëve iu kemi ndihmuar me shtesa e 6 pagave që jepen pas lindjes edhe fermerët janë prekur nga kriza ekonomike por as ata nuk përfitojnë nga Trusti sepse nuk kanë mjete të akumuluara në të, ata po ndihmohen përmes granteve të Qeverisë së Kosovës” tha ai.
“Tregu medial po manipulohet për përmasat e krizës ekonomike edhe për domosdoshmërinë e tërheqjes së Trustit, ata nuk bëjnë pjesë në shtresën që prek varfëria por vetëm po manipulojnë me qytetarët për qëllimet e tyre personale, buxheti për vitin 2028 është për atë vit jo për këtë vit” shtoi ai.
Kurti tha se edhe shtetet me seriozitetin më minimal nuk e përkrahin rrënimin e pensioneve.
Kryeministri ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është mbledhur për tu zbrazur/InLajmi/