Romelu Lukaku pritet të bëjë një tjetër lëvizje.
Ylli belg nuk ka kaluar aspak mirë në rikthimin e tij në Premier League, dhe dëshiron të ndryshojë ambient përsëri.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari është pajtuar që të kthehet te skuadra e Interit.
Ky rikthim i Lukaku në ‘San Siro’ thuhet se do të jetë fillimisht në formë huazimi.
Lojtari po ashtu do të jetë i gatshëm të pranojë një reduktim prej 3.8 milionë funte në pagën e tij, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse një marrëveshje do të mund të arrihet mes Inter dhe Chelsea.