Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e 30 %të mjeteve nga Trusti, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar Haxhiu duke thënë se kjo është një përpjekje djallëzore e Kurtit për të acaruar debatin për Trustin.
Gjithashtu ai e këshilloj Kurtin që të angazhojë ekspertët me të mirë që ka për të bërë reformën pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin.
Deputeti i PDK-së, tutje i përmend kryeministrit Kurti edhe çështjen e veteranëve të UÇK-së, duke i thënë se “ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund.
Postimi i plotë i tij:
E paska humbur kontrollin kryeministri Kurti
Përpjekje djallëzore e Kurtit për ta acaruar debatin për Trustin, ne vend se të angazhohet për të punuar për qytetarët.
Kryeministër, unë deputet i Kuvendit të Kosovës në 5 mandate, nuk fyhem nga fjalët tua, unë dhe qytetarët janë të fyer nga paaftësia e juaj, nga nepotizmi dhe korrupsioni në qeverisjen tuaj.
“Ekspertizën” tuaj po e shohim në rastin Martin Berishës dhe ZRRE-së me shtrenjtim të energjisë eletrike dhe shtrenjtim të çmimeve.
Pse jeni nervoz kryeministër? Unë sipas Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit kam dorëzuar projektligjin për Trustin, i cili e ka mbështetjen te krejt opozitës dhe deputetëve tjerë nga mazhoranca, gjë që do të duhej të ju gëzonte e jo të ju nervozonte.
Nuk është e nevojshme ta ashpërsoni gjuhën për t’u ndezur debati për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve!
Zhgënjimi i qytetarëve në ju është problem qe duhet ta kapërdini pa shpërthyer kundër deputeteve që marrin nisma ligjore në dobi të qytetarëve.
Dihet se Qeveria e Kurti një muaj e ka mbajtur Projektligjin për Trustin, për të thënë një Jo qytetarëve në kërkesën për tërheqjen e një pjese të Trustit.
Albin Kurti që në opozitë rrokulliste vetura e ndërkombëtarëve te UNMIKU e EULEX-it e shtynte ambasadoren amerikane e kundërshtonte politikat e tyre, sot qenka bërë i ndegjueshmi i tyre, për të kundërshtuar kërkesën e qytetarëve.
Kjo jo vetëm që është papërgjegjësi ndaj votueseve, por njëkohësisht është edhe hipokrizi.
E kuptoj kryeministrin që sot ne mbledhje të Qeverisë është marr me mua dhe iniciativën për Trustin, kërkesa e madhe e qytetarëve e ka detyruar që ta rikthej në diskutim në Qeveri kërkesën për Trustin.
Kurtin e keshilloj të angazhojë ekspertët me të mirë që ka për të bërë reformen pensionale pas miratimit të projektligjit për Trustin, në cilësinë e deputetit me përvojë të gjatë do ta ndihmoja në procesin e reformës pensionale dhe sociale.
P.S.: Kryeministër për patriotizëm njihemi mirë unë dhe ti, kemi qenë bashkë në Unionin e Studentëve dhe në protestat e viti 1997, unë i jam bashkuar UÇK-së dhe jam plagosur në luftë, gëzoj statusin e ushtarit luftëtar invalid i luftës së UÇK-së e ju jeni “veteran” pa ja ba bam askund.
Kush është diletant, ti apo unë?!
Albin për mashtrim dhe diletantizëm je kampion! /InLajmi/