Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve, përcjell InLajmi.
Në njoftimin nga Administrata Tatimore e Kosovës thuhet se janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte të bizneseve të cilët kishin obligim 2.9 milion euro.
Gjithashtu bëhet e ditur se veprimet e mbledhësve tatimore kanë rezultuar të suksesshme pasi që janë kryer pagesa me vlerë mbi 1 milionë nga ana e bizneseve borxhlinj.
Njoftimi i plotë nga Administrata Tatimore e Kosovës:
Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve. Aktiviteti i masave të sforcuara është i 2-ti me radhë brenda pak ditëve, ku dje me datë 31 maj 2022 janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milion euro.
Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj. Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdoj të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc.
Menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punoj me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë. /InLajmi/