Rusia nuk ka shpallur zyrtarisht luftë, Vladimir Putin këmbëngul që ta quajë pushtimin e tij një “operacion special” dhe kjo do të thotë se ushtarët profesionistë mund të refuzojnë të marrin pjesë, transmeton InLajmi.
Ata mund të pushohen nga puna, por ata nuk mund ose nuk duhet të ndiqen penalisht.
Megjithatë, duhet guxim për ta bërë atë në të vërtetë.
Nga raportimi në Ukrainë, dimw se shumë nga ushtarët rusë të dislokuar në fillim të këtij pushtimi ishin të rinj dhe të papërvojë, disa nuk e dinin se do të shkonin në luftë, të tjerë menduan se do ta merrnin Kievin brenda disa ditësh, pa rezistencë
Por prova e betejave të rënda dhe humbjeve të rënda është kudo, duke përfshirë edhe vagonët e trenave frigoriferikë që janë grumbulluar me ushtarë rusë të vdekur, shkruan BBC.
Kështu që disa do të refuzonin të luftonin, veçanërisht tani ata e kanë parë se Ukraina nuk dëshiron “çlirim”, por ende nuk ka raporte për dezertim masiv./InLajmi/