Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjithashtu janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 65.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
01 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 72 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.169 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.106 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 317 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.
Në total numri i rasteve aktive është 65./InLajmi/